MARTOJ kal.

  • 1. Bëj martesën e djalit, të vajzës, të vëllait, të motrës, etj. Martoj djalin (vëllanë, vajzën, motrën) kam martesën e djalit, më martohet djali, bëj dasmën e djalit. S'arriti ta martonte.
  • 2. vjet. Lidh me martesë një pjesëtar të familjes a një të afërm, duke i gjetur bashkëshortin a bashkëshorten, i jap burrë a grua; i gjej burrë diku një vajze; i heq shpenzimet e martesës. E kishte martuar babai të vogël. E martoi xhaxhai, se qe jetime. E martuan me një që s'e kishte parë fare. E martuan larg.
  • 3. Var vargje fiqsh të egër në degët e një fiku të butë që t'i mbajë kokrrat. Fiqtë i martojnë në qershor.
  • 4. fig. bised. Ia shes dikujt një gjë që nuk më duhet, e heq qafe diçka; e humbas diçka. E martoi çadrën.