mashkull m.

  1. Njeri me veti anatomike e fiziologjike të tilla që e bëjnë të aftë për të pllenuar femrën dhe që ka tipare të dallueshme prej saj; burrë a djalë; kund. femër. Meshkujt e shtëpisë (e fshatit). Fytyrë (tipare, zë) mashkulli. Ushtrime për meshkuj. Skuadra e meshkujve. Lindi mashkull.
  2. Kafshë me veti e tipare anatomike e fiziologjike të tilla, që e bëjnë të aftë për pllenim; kund. femër. Mashkulli i breshkës. Mashkulli i bletës mashkullori.
  3. bot. Kërcelli i një bime (kryesisht i qepës) që mban farat dhe që është zakonisht i fortë, rabush. Mashkulli i qepës. Mashkulli i misrit kërcelli i misrit pa kalli.
  4. tek. Pjesa e dalë e një mjeti, e një mekanizmi ose e diçkaje tjetër, e cila hyn e mbërthehet në pjesën tjetër; kund. femër. Mashkull e femër një lloj mbërthecke. Mashkulli i qerres (i karrocës) shtizë.
  5. krahin. Çanak prej druri.
  6. përd. mb. I gjinisë mashkullore, mashkullor. Fëmijë mashkull. Qefull mashkull. Misër mashkull.
  7. përd. mb. fig. Që hyn në diçka tjetër për t'u mbërthyer etj. Kopsë (sustë) mashkull. Çelës mashkull.

Simbolet

redaktoni