MASKARADË f.

  • 1. Mbrëmje dëfrimi ku pjesëmarrësit vënë maska në fytyrë dhe veshin rroba jo të zakonshme; turmë njerëzish të maskuar e të veshur në mënyrë qesharake. Maskaradë e madhe. Skenë maskarade. Kostume maskarade. Pamë një maskaradë.
  • 2. fig. libr. Mbledhje a veprimtari tjetër trashanike që bëhet për të fshehur të vërtetën a për ta paraqitur diçka ndryshe nga ç'është, veprim mashtrues që duket sheshit, mashtrim qesharak.