maskoj
MASKOJ kal.
- 1. I vë maskë dikujt; i ndërroj veshjen, i vë mjekër a mustaqe të rreme etj. që të mos njihet.
- 2. usht. E fsheh dikë a diçka duke e mbuluar me degë etj. që të mos duket ose të mos zbulohet nga të tjerët; kund. demaskoj. Maskoj trupat (artilerinë, lëvizjet).
- 3. fig. E fsheh një veprim, një pikëpamje, një ndjenjë, një qëllim etj. që të mos zbulohet a të kuptohet nga të tjerët; fsheh.