materializëm
MATERIALIZËM m. filoz.
- Botëkuptim filozofik shkencor që, në kundërshtim me idealizmin, pranon se materia është parësore, kurse ndërgjegjja është dytësore, se bota objektive ka karakter material dhe ekziston jashtë ndërgjegjes së njeriut dhe pavarësisht prej saj; kund. idealizëm. Materializmi dialektik forma më e lartë e materializmit, filozofia e marksizëm-leninizmit, që bazohet në kuptimin materialist të botës objektive dhe në metodën dialektike të njohjes së saj. Materializmi historik pjesë përbërëse e filozofisë marksiste-leniniste, shkenca mbi ligjet e përgjithshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, zbatimi i materializmit dialektik në studimin e historisë së shoqërisë e të dukurive të jetës së shoqërisë. Materializmi vulgar rrymë filozofike e mesit të shek. XIX, e cila njihte si realitet të vetëm materien, por i thjeshtëzonte parimet themelore të materializmit, duke pohuar se gjoja truri e nxjerr mendimin ashtu siç nxjerr mëlçia e zezë vrerin, nuk e njihte dialektikën, mohonte rolin aktiv të ndërgjegjes dhe i zbatonte ligjet e natyrës drejtpërdrejt e njësoj edhe në studimin e shoqërisë. Materializmi mekanik një nga drejtimet e filozofisë materialiste paramarksiste që mbiçmonte lëvizjen mekanike dhe përpiqej t'i shpjegonte të gjitha dukuritë e natyrës e të shoqërisë me ligjet e mekanikës.