MAZË f.

  • 1. Pjesa më e yndyrshme e qumështit, ajkë qumështi. Maza e qumështit. Vuri (zuri) mazë. I marr (i heq) mazën.
  • 2. Lloj djathi i butë e shumë i yndyrshëm, që bëhet me qumësht të parrahur.
  • 3. Cipë e hollë që mbështjell diçka; shtrak. Maza e vesë. Maza e qepës vemesa. Maza e arrës cipa e hollë që mbështjell thelpinjtë e arrës. I kanë zënë sytë mazë.
  • 4. gjell. Gatesë e përgatitur me miell misri të skuqur në gjalpë e me ujë të valë, së cilës i shtihet edhe djathë ose mjaltë.