MAZGALLË f.

  • 1. Vrimë ose e çarë në mur, në dërrasat e derës a të tavanit etj.; vrimë a plasë në një enë, vendi i shpuar i një ene. Mazgallat e çatisë. Hyn (fryn) era nëpër mazgalla.
  • 2. Frëngji.
  • 3. Kamare në mur anës vatrës ku vihen xhezvja, filxhanët e kafesë etj.; zgavër në trungun e një druri a në një shkëmb.