MBËRTHEHEM vetv.

  • 1. Mbërthej kopsat e një petku që kam veshur; mbërthej pallton, këmishën etj., kopsitem; kund. zbërthehem. Mbërthehem mirë e mirë. Mbërthehu se është ftohtë!
  • 2. Kapem fort pas diçkaje e nuk shqitem; qëndroj në vend pa lëvizur, gozhdohem; mbetem në një vend e nuk luaj, shtang, shtangem (edhe fig.). U mbërthye pas trungut. Ishte mbërthyer pas punës. U mbërthye në shtrat u dergj për një kohë të gjatë i sëmurë. Iu mbërthye dora, s'e lëviz dot. U mbërthye në vend nga frika.
  • 3. Kapem me një tjetër me duar a me krahë; kapem me dikë, zihem me duar e me shkelma; përleshem. U mbërthyen për beli (për flokësh). U mbërthyen keq njëri me tjetrin. U mbërthyen fytafyt me armikun. fig. Grindem keq me dikë, kapem me fjalë. Ishin mbërthyer keqas në mbledhje.
  • 4. Pës. e MBËRTHEJ.
  • Iu mbërthye goja (gjuha) nuk mund të fliste; nuk foli fare, s'e çeli gojën.