MBËSHTETËS m.

  • 1. Ai që mbështet e ndihmon dikë, përkrahës. Mbështetësit e vendimit. Mbështetësit e sulmit. Kishte mbështetës të fortë.
  • 2. shih MBËSHTETËS/E,~JA 1.


MBËSHTETËS mb.

  • 1. Që shërben për të mbështetur diçka, që e mban të mos bjerë; që i shërben diçkaje për të qëndruar, që shërben si mbështetje. Shtyllë mbështetëse. Tra mbështetës. Mur mbështetës. Pjesa mbështetëse e përmendores.
  • 2. usht. Që shërben për të mbështetur një njësi ushtarake në luftë. Repart mbështetës.
  • 3. fig. Që shërben për të përkrahur a për të ndihmuar dikë. Forcë mbështetëse. Mjet mbështetës.
  • 4. fig. libr. Që shërben si bazë a si pikënisje për të vërtetuar diçka, për të dhënë një mendim a vendim, për të nxjerrë një përfundim etj. ose për të bërë diçka. Të dhëna mbështetëse. Prova mbështetëse. Argument mbështetës. Pikë mbështetëse.