MBËSHTETËSE f.

  • 1. Diçka (shtyllë, furkë etj.) që shërben për të mbajtur një send nga poshtë ose anash, për ta përforcuar atë etj.; mbajtëse. Mbështetëse e lartë (e ulët). Mbështetëse anësore. Mbështetëse hekuri (druri). Mbështetëset e murit (e ballkonit). Mbështetëset e çadrës. Mbështetëset e fidanëve.
  • 2. Pjesë e një ndenjëseje, ku mbështetim shpinën a bërrylat. Mbështetëse e fortë (e butë). Mbështetësja e karriges (e kolltukut, e divanit).
  • 3. Jastëk a diçka tjetër ku mund të mbështetet koka, nënkresë. I sollën një mbështetëse.
  • 4. Fem. e MBËSHTETËS,~I 1. Mbështetëset kryesore të sulmit.