MBËSHTETEM vetv.

  • 1. Mbështet trupin, duart etj. diku për t'u mbajtur a për të mos rënë; qëndroj duke u mbajtur pas dikujt a pas diçkaje; vet. veta III qëndron mbi një mbështetëse. Ura mbështetet mbi katër këmbëza (mbi shtylla). Mbështetet në furkaçe. U mbështet pas murit. Mbështetej në krahun e shokut. Ecte duke u mbështetur në shkop.
  • 2. Shtrihem diku për t'u çlodhur ose për të fjetur pak. U mbështet në mur. U mbështet sa për një sy gjumë. S'kishte vend ku të mbështetej pak.
  • 3. fig. E përdor diçka (një fakt, një dëshmi, një të dhënë, një argument, një parim, një teori etj.) si bazë a pikënisje për të dhënë një mendim a një vendim, për të nxjerrë një përfundim etj., bazohem diku për të bërë diçka; vet. veta III ngrihet, ndërtohet. Mbështetet në të dhëna të përpikta. Mbështetem në pohimet e dëshmitarëve. Mbështetem në mundësitë e mia. Mos u mbështet në fjalët e tij! Opera mbështetet në motive popullore. Romani mbështetet te një gojëdhënë e lashtë. Mbështetemi në metodologjinë marksiste.
  • 4. Pës. e MBËSHTET.
  • Mbështetet me të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Mbështetet (vetëm) me një këmbë shih te KËMB/Ë, ~A.