MBËSHTETJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBËSHTET, MBËSHTETEM. Mbështetja në forcat e veta. Mbështetja në metodologjinë marksiste. Mbështetja në përvojën e përparuar. Mbështetja në tabanin kombëtar. Mbështetja e kandidaturës. Pika e mbështetjes.
  • 2. shih MBËSHTETËS/E,~JA 1. Mbështetje e palëvizshme. I vuri një mbështetje.
  • 3. vet. nj. Njeri a grup njerëzish që përkrah dhe ndihmon dikë; përkrahës a tërësi përkrahësish; diçka ku mbështetet dikush; përkrahje; ndihmë. Mbështetje e plotë (e sigurt, e fuqishme, e vendosur). Kërkoi (gjeti, siguroi) mbështetjen e dikujt. Nuk ka mbështetje. Ishte pa mbështetje.
  • 4. libr. Bazë. Në mbështetje të ligjit... (të nenit...të vendimit...). Si mbështetje mund të merret...