mbështjellje
MBËSHTJELLJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBËSHTJELL, MBËSHTILLEM. Mbështjellja e perit (e fillit, e litarit).
- 2. shih MBËSHTJELLËS/E,~JA 1. Mbështjellje prej alumini.
- 3. Shtresë lënde që mbështjell diçka rreth e rrotull. Mbështjellja ajrore. gjeogr. atmosfera. Mbështjellja ujore. gjeogr. sipërfaqja ujore e rruzullit tokësor (oqeanet, detet etj.).
- 4. thjeshtligj. Mbledhje. Nisi (filloi) mbështjellja. Kishin një mbështjellje.