mballomë
MBALLOMË f. bised.
- 1. Arnë (zakonisht në këpucë). Këpucë me mballoma. I vuri një mballomë.
- 2. fig. keq. Diçka që përdoret për të mbuluar një të metë a një zbrazëti në punë, diçka që shërben për të rregulluar një punë sa për të kaluar radhën, në mënyrë gjysmake e të përkohshme; arnë. Punë me mballoma. E ndreqën (e rregulluan) me ca mballoma.