MBALLOS kal. bised.

  • 1. Arnoj këpucë etj., i vë një mballomë. Mballosi këpucët (opingat). Mballosi dyshemenë.
  • 2. fig. keq. Mbuloj ose fsheh me marifet një të metë në punë, arnoj.
  • 3. fig. keq. Ia hedh pa të drejtë dikujt, ia ngjesh, ia lë në derë. Ia mballosi atij tjetrit fajin.