MBANË

I. ndajf.

  • 1. Në krah, në anë; ndanë, pranë. I rrinte mbanë. I vajti mbanë.
  • 2. Në anën tjetër, matanë. Doli mbanë.


II. parafj.

  • 1. Përdoret përpara një emri në rasën rrjedhore për të treguar vendin, përbri të cilit gjendet ose lëviz dikush a diçka; ndanë; anës. Mbanë rrugës (urës, lumit). Mbanë fshatit (qytetit).
  • 2. Përdoret përpara një emri në rasën rrjedhore për të treguar vendin, përtej të cilit gjendet dikush a diçka; matanë. U hodh mbanë kanalit.
  • Mbanë tjetër fj. ndërm. nga ana tjetër, përveç kësaj. Ia doli mbanë (në krye) shih te DAL 24. E qiti mbanë shih te QIT.