mbaresë
MBARESË f.
- 1. gjuh. Secila nga ndajshtesat trajtëformuese që u vihen në fund temave të pjesëve të ndryshueshme të ligjëratës gjatë lakimit a zgjedhimit për të shprehur kuptimet gramatikore. Mbaresë rasore (vetore, foljore). Mbaresat e njëjësit (e shumësit). Mbaresat e kohës së tashme (e së pakryerës).
- 2. Skaji fundor e më i tejmë i diçkaje. Mbaresë nervore.