mbaroj
MBAROJ kal.
- 1. E kryej plotësisht një punë që kam nisur, e çoj deri në fund; e përfundoj diçka së ndërtuari, së shkruari, së lexuari etj.; e kryej, e bëj; jokal. vet. veta III merr fund, përfundon; kund. filloj. Mbaruam mbjelljet (korrjet). E mbaruan ndërtesën (urën). E mbaroi punën. E mbaruan lojën (vallen). Mbaruan stërvitjen. S'e lanë ta mbaronte fjalën. Me të mbaruar sapo të përfundoj. Mbaroi së foluri (së shkruari). E mbaroi romanin (studimin). Mbaroi puna (aksioni, hekurudha). Mbaruam bashkë, s'kemi më punë me ty.
- 2. E ndërpres një punë a një veprim, përkohësisht a përgjithnjë, i jap fund, e pres, e lë; jokal. vet. veta III ndërpritet, merr fund. E fillojnë punën (shërbimin) në orën 1 dhe e mbarojnë në orën 14. Ka mbaruar çdo gjë ndërmjet tyre i kanë ndërprerë, i kanë prerë të gjitha lidhjet, nuk kanë më asnjë marrëdhënie. Sa për sot mbaruam, vazhdojmë nesër.
- 3. E sos diçka të gjithë, e ha, e përdor a e shpenzoj të gjithë, s'më mbetet gjë prej saj, i jap fund; jokal. vet. veta III soset, nuk ka më, mbarohet. E mbaroi ujin. E mbaroi bukën (gjellën). I mbaroi paratë i shpenzoi, i hëngri. Mbaroi mielli (kripa, vajguri). Mbaruan gazetat. Mbaroi llaçi.
- 4. E çoj deri në fund një veprim a gjendje në kohë, e kaloj kohën e caktuar; e përdor gjithë kohën që më ishte dhënë; jokal. vet. veta III merr fund, soset, kalon e mbyllet (për një periudhë kohe, për një ngjarje etj.); kund. filloj. E mbaroi lejen. I mbaroi ditët. Mbaroi viti. Mbaroi mbledhja (dasma, shfaqja, filmi). Mbaroi mësimi. Mbaroi afati. Mbaroi lufta (beteja).
- 5. edhe jokal. Përfundoj një shkollë a një kurs; kryej studimet e bëhem specialist në një degë të caktuar. E mbaroi shkollën. Mbaruan një kurs dymujor. Mbaroi me nota të mira. Ka mbaruar për mjekësi.
- 6. I përmbush dikujt një kërkesë, një dëshirë etj., plotësoj, kryej. Ia mbaroi porosinë.
- 7. jokal. vet. veta III bised. Soset, shuhet, merr fund (edhe fig.). Mbaroi zjarri. Nuk i mbaroi guximi.
- 8. jokal. bised. Vdes. Ai po mbaron. Mbaroi pa gdhirë. S'ka mbaruar ende.
- 9. jokal. fig. bised. Marr fund, fikem, sharroj, vdes, jepem me mish e me shpirt pas diçkaje. Mbarova krejt. Mbaruan për ujë (nga të ftohtët). Po e diktuan, mbaroi. Mbaroi pas asaj. Mbaron pas muzikës. Mbaroi pas pijes.
- Mbarova punë me dikë a me diçka ç'kisha për të bërë me të e bëra, s'kam më punë me të. S'të mbaron punë s'të bën gjë, s'ta plotëson një kërkesë, një lutje etj. I mbaroj punë dikujt e ndihmoj dikë për diçka, i bëj punë. Sa për të mbaruar punë për pak kohë; sa për të kaluar radhën.