mbathem
MBATHEM vetv.
- 1. Vesh këpucët, çorapet etj.; vesh diçka nga mesi e poshtë (pantallonat etj.); kund. zbathem. U mbath e doli. Vishet e mbathet vetë.
- 2. Siguroj për vete për një kohë këpucët, çorapet e veshjet e tjera që vishen në trup nga mesi e poshtë. Vishet e mbathet me djersëm e vet.
- 3. vet. veta III. Mbushet a mbulohet me një shtresë dheu ose me diçka tjetër. U mbath vendi (kanali) me llum.
- 4. bised. Ngopem, ngjishem (me bukë a me të ngrëna). U mbathën në dasmë. U mbath mirë e mirë dhe iku. U mbathën me mish.
- 5. Pës. e MBATH.