MBES jokal.

  • 1. Qëndroj në vend, nuk shkoj dot më tutje; ngec diku e nuk lëviz dot më; nuk luaj nga vendi, qëndroj aty ku jam, ngel. Mbeti kali. Mbeti makina në baltë. Mbeti prapa (në fund, në bisht). Mbeti në Fier, s'e arriti trenin. Më ka mbetur ora. I mbeti kafshata në fyt. Mbeti sharra (pyka, gozhda) në dru. Mbeti tapa brenda në shishe. Mbeti mbyllur në dhomë. Mbeti në pus (në fund të detit).
  • 2. fig. Ngec në diçka, nuk veproj a nuk shkoj dot më tej, ngel në vend. U doli një vështirësi në punë, po nuk mbetën, e kapërcyen. Mbetën në vend nuk po përparojnë. I mbeti goja s'fliste dot.
  • 3. Vazhdoj të qëndroj diku ose në një gjendje të caktuar më shumë se ç'parashikohej, se ç'duhej a përgjithnjë; merrem gjatë me diçka, ngel mbi të. Mbeti me këmbë (shtrirë, varur). Mbeti në diell (në shi). Mbeti rrugëve. Mbeti në shtëpi tërë ditën. Mbeti edhe dy javë te prindërit. Mbeti në fshat. Mbeti në mërgim. Mbeti në klasë nuk e kaloi klasën (për nxënësit). Mbeti në aritmetikë. Dera mbeti hapur. Nuk mbeti asnjeri në zyrë. Mbeti duke folur. Mbeti mbi libra.
  • 4. Bie ose ngelem në një gjendje të caktuar (zakonisht jo të mirë), ngel pa diçka a pa dikë, ngel, mbetem; pësoj diçka (edhe në një varg njësish frazeologjike); me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore më krijohet për një kohë një gjendje e caktuar. Mbeti me barrë (shtatzënë). Mbeti e ve. Mbet jetim. Mbeti i vrarë (i plagosur, i ngrirë). Mbeti gjallë. Mbeti i kënaqur (i dëshpëruar). Mbeti i mahnitur (pa gojë, pa mend). Mbeti gojëthatë. Mbeti keq (si peshku pa ujë, si peshku në zall). Mbetsh me shëndet! ur. Mirë mbetsh! ur. Mbeti (është) teneqe (dërrasë, kripë, pip) mbeti pa asgjë, mbeti pa një lek në xhep.
  • 5. Vazhdoj të jem si edhe më parë, ngel ai që kam qenë; vazhdoj të mbaj të njëjtin qëndrim; ruaj po ato veti, tipare, cilësi e pikëpamje që kam pasur, nuk ndryshoj (edhe në një varg njësish frazeologjike); me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore i ngel për një kohë të gjatë në mendje (një shqetësim, një dëshirë e paplotësuar, një fyerje etj.). Mbetën miq (shokë të pandarë). Mbeti i ndershëm tërë jetën. Mbeti sakat (çalaman, qorr, shurdh). Mbeti i pagdhendur (mendjelehtë). Mbetën pa nënë (pa babë, pa fëmijë, pa shokë, pa miq, pa njeri). Mbeti pa gjë (pa para, pa këpucë, pa rroba). Mbeti pa sy (pa një krah). Mbettë pa gojë! mallk. Mbeti me gisht në gojë (me lugë të zbrazur). Mbeti në mendimin e parë (në të vetën). Mbeti fishek (bilbil, brisk, kalli, gisht) dikush mbeti fare pa gjë, mbeti pa para. Mbeti ngushtë (hollë). Mbeti zbathur (lakuriq). Mbeti vetëm (qyqe). Si ka qenë ashtu ka mbetur. I mbeti merak (brengë, peng, kunj, gozhdë). I mbeti murriz në zemër (thikë në zemër).
  • 6. vet. veta III. Ngel diçka pa u harxhuar, pa u përdorur, pa u dhënë etj., tepron një pjesë; tepron pak kohë, ngel; ngel një send ose një numër i caktuar njerëzish (pasi largohet ose pasi vdes a vritet dikush); i ngel si trashëgim a si detyrim dikujt; shtyhet diçka për t'u shqyrtuar a për t'u zgjidhur më vonë, lihet për më vonë. Mbeti edhe pak çaj. I kishin mbetur pak të holla. Hëngrën ato që kishin mbetur nga dreka. Nuk mbeti gjë për në darkë. I mbeta njëqind lekë kam për t'i dhënë edhe njëqind lekë. Mbetën edhe dy orë ditë. Kohën që u mbeti e shfrytëzuan mirë. Edhe pak punë mbeti. Edhe sa kilometra mbetën? Ka mbetur edhe një copë rrugë. I kanë mbetur vetëm muret. I kanë mbetur katër fëmijë. Nga gjithë batalioni mbetën vetëm njëzet veta. U shua i tërë fisi, s'ka mbetur më asnjeri. Pasuria (trashëgimi) i mbeti të birit. Shtëpia i mbeti të vëllait. Fëmijët i mbetën nënës. Ç'u mbeti nga babai e ndanë bashkë. I mbeti barrë. Mbetën edhe dy pika pa u shqyrtuar. Çështja mbeti për muajin tjetër.
  • 7. Nuk arrij ta mbaroj një punë, ngel diçka pa u bërë. Mbeta pa vajtur. Mbeti pa ngrënë. Mbeti pa u martuar. Mbeti toka pa mbjellë. Mbeti çështja pa u zgjidhur. Na mbeti puna përgjysmë (në rrugë, në mes të rrugës).
  • 8. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Ngulet, përqendrohet diku, nuk shqitet, ngel (për sytë, mendjen etj.). I mbetën sytë atje. I mbeti mendja te fëmija (te puna). I mbeti goja tek i biri vazhdimisht flet për të.
  • 9. Vritem a vdes, bie. Mbeti në luftë (në fushën e nderit). Mbeti në dhe të huaj. Mbeti në vend vdiq menjëherë.
  • 10. bised. Bie në marrëveshje me dikë për të bërë diçka, lidh besë a fjalë për diçka. Mbetën në fjalë që të shkonin të dy. Mbetëm që të niseshim herët.
  • 11. bised. Nis, filloj; ia jap. Mbeti e i tha. Ia mbeti me dru.
  • Mbeti (ngeli, ngeci) në baltë shih te BALT/Ë,~A. Mbeti bitërr shih te BIT/ËRR,~RRA. Më mbeti (më ngeli) në derë dikush a diçka shih te DER/Ë, ~A. Mbeti në diell shih te DIELL,~I. I mbeti (i ngeli) në dorë
  • a) diçka iu prish papritur kur ishte duke e parë e duke e përdorur;
  • b) i ra të fikët a ra i vdekur, kur ishte duke e operuar, duke u kapur me të, duke e mbajtur etj. Mbeti (është, qëndron) në hava shih te HAVA,~JA. Mbeti në hije diçka shih te HIJ/E, ~A. Mbeti në letër diçka shih te LET/ËR,~RA. S'mbeti (s'kishte) asnjë lot shih te LOT,~I. Mbeti pa mend (në kokë) u mahnit, u habit pa masë. Le të mbesë ndërmjet (midis) nesh! të mos e marrin vesh të tjerët, ta dimë vetëm ne, ta ruajmë si të fshehtë! Më mbeti plëng shih te PLËNG,~U II. Mbeti (ra) pykë shih te PYK/Ë,~A. Më mbeti (me ngeli) në qafë dikush shih te QAF/Ë,~A. I mbeti (i ngeli) qejfi shih te QEJF,~I 5. Kishte mbetur qiri shih te QIRI,~RI. Mbeti rrugëve (në mes të rrugës, në rrugë të madhe, në mes të katër rrugëve) dikush shih te RRUG/Ë, ~A. I mbeti syri (i mbetën sytë) te dikush a te diçka shih te SY, ~RI. Mbeti shtang ngriu në vend, s'diti ç'të bënte, shtangu në vend. Mbeti shul shih te SHUL, ~I. I mbeti takë shih tek TAK/Ë,~A. Mbeti (rri, qëndron, ngeci, ngeli, numëron, bën hapa) në vend shih te VEND,~I. Mbeti në zall shih te ZALL, ~I. I mbeti goja çark shih te ÇARK,~U. Mbeti si guri në mes të pellgut dikush shih te PELLG,~U. Kanë mbetur vetëm katër muret shih te MUR, ~I. S'ka mbetur laraskë pa bisht fj.u. shih te LARASK/Ë, ~A. I mbeti lëkura në bisht të sëpatës dikujt shih te SËPAT/Ë, ~A. I mbeti luga në pilaf iron. shih te LUG/Ë,~A. I mbeti luga në qull iron. shih te LUG/Ë, ~A. Si mbeti pikë gjaku (gjak) në fytyrë shih te GJAK, ~U. U mbeti pushka në gozhdë vjet. shih te GOZHD/Ë, ~A. I mbeti (iu var) samari nën bark dikujt shih te SAMAR, ~I. S'i mbeti (s'i ngeli) sy e faqe shih te SY,~RI. Mbeti (rri, bën) në vend numëro shih te NUMËROJ.