MBETJE f.

  • 1. Gjendja sipas kuptimeve të foljeve MBES, MBETEM.
  • 2. kryes. Ajo që mbetet nga një e tërë, pasi të kemi hequr a të kemi marrë një a më shumë pjesë; tepricë, kusur; mbeturinë. Mbetjet e bukës (e sofrës). Mbetjet e acideve. Mbetjet e fabrikave. Shfrytëzimi i mbetjeve të drurit.
  • 3. mat. Përfundimi që del kur nga një numër a madhësi zbresin një numër a një madhësi tjetër. Heqja e mbetjes nga i zbritshmi. Zbritje (pjesëtim) me mbetje (pa mbetje).