mbikëqyrës
MBIKËQYRËS m.
- 1. Ai që vëzhgon veprimet e sjelljet e dikujt; kujdestar. Mbikëqyrësi i nxënësve. Mbikëqyrësi i punëtorëve.
- 2. Ai që ndjek me vëmendje e kujdes një punë, një veprimtari etj., ai që është ngarkuar të mbikëqyrë diçka; kontrollor. Mbikëqyrësi i prodhimit (i cilësisë).
- 3. vjet. Inspektor i arsimit. Mbikëqyrësi i qarkut.
MBIKËQYRËS mb.
- 1. Që vëzhgon veprimet e sjelljen e dikujt, që mbikëqyr. Mjeku mbikëqyrës.
- 2. Që ndjek me vëmendje e kujdes një punë, një veprimtari etj, që është ngarkuar të mbikëqyrë diçka. Grupi mbikëqyrës.