mbin
MBIN jokal.
- 1. Nis e nxjerr krye mbi tokë, nxjerr biskun, del (një farë e mbjellë); mugullon (bari etj.); lëshon syth, shpërthen. Mbiu fara. Ka mbirë bari (gruri, misri). Mbinë lulet. Kanë mbirë patatet (qepujkat).
- 2. Del (për dhëmbët, thonjtë). S'i kanë mbirë ende dhëmbët.
- 3. fig. bised. Del e rritet mbi tokë, ngrihet. Kanë mbirë shumë shtëpi (fshatra) të reja.
- 4. edhe veta I MBIJ jokal. ~VA, ~RË fig. bised. Vij diku papandehur e pa u kuptuar, dal papritur, dukem, shfaqem befas; zë rrënjë e nuk shkulet. Veç kur mbiu në derë. Nga mbinë gjithë këta njerëz? Nga na mbive kështu? Mbiu përsëri në qytet (në fshat). Mbiu te ne, s'ikte. Mbiu në derë të dyqanit e s'largohej.
- 5. fig. bised. Zë rrënjë e nxjerr krye; duket, del, lind. I mbiu një ide (një dëshirë). I mbiu një hall i madh (një e keqe e madhe). I mbinë shumë të zeza. Kanë mbirë shumë teori reaksionare.
- I ka mbirë (i ka dalë) bari (në faqe, në sy) shih te BAR,~I 1. Më mbiu në bark m'u mërzit (për një ushqim a gjellë që e hamë shumë shpesh). I mbiu në derë keq. i vete shpesh sa e mërzit, i mbeti në derë. I mbiu në kokë (në mendje) nuk i hiqet nga mendja, aty e ka mendjen. Më mbiu në sy mospërf. shih te SY,~RI. Duket bima që kur mbin fj.u. shih te BIM/Ë,~A. I mbiu bari në faqe shih te BAR,~I I. I mbiftë ferra në derë! mallk. shih te FERR/Ë,~A. I mbiu sherri midis hairit shih te SHERR,~I. Prit gomar të mbijë bar! shih te GOMAR,~I.