mbingarkoj
MBINGARKOJ kal.
- 1. Ngarkoj një kafshë a një automjet më shumë se sa duhet të mbajë rregullisht, i vë një barrë më të madhe se ngarkesa e zakonshme, e ngarkoj tepër, jashtë masës. E mbingarkoi kalin (kamionin).
- 2. fig. E ngarkoj dikë me punë a me detyra më të rënda a më të shumta se sa duhet të kryejë rregullisht ose se sa mund të përballojë zakonisht, e ngarkoj tepër, jashtë masës. E mbingarkoi me punë (me detyra).
- 3. fig. I shtoj një shkrimi, një vepre etj. gjëra të tepërta, të panevojshme ose të vështira për t'u përvetësuar a përballuar. E mbingarkoi tekstin (programin). E ka mbingarkuar pikturën (skulpturën).