MBIVLERËSOJ kal.

  • E vlerësoj dikë a diçka më shumë se sa është në të vërtetë, e quaj më të rëndësishëm, më të fortë etj. nga ç'është; mbiçmoj; kund. nënvlerësoj. E mbivlerësoi rrezikun. Mbivlerësoi rolin (rëndësinë) e diçkaje. Nuk e mbivlerëson veten. E mbivlerëson punën e tij. As i mbivlerësojmë, as i nënvlerësojmë forcat e kundërshtarit.