mbjellje
mbjellje f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBJELL, MBILLET. Mbjellja e të lashtave. Mbjellja e misrit (e orizit, e pambukut). Mbjellja e qepëve (e hudhrave). Mbjellja e luleve. Mbjellja e hamulloreve.
- 2. kryes. Puna që bëhet për të mbjellë farën a një bimë; mënyra që përdoret për të mbjellë; të mbjellat. Mbjellje e dendur (e hapët). Mbjellje me fole katrore. bujq. Mbjellje (me rreshta të ngushtë). Mbjellje kryq.
- 3. kryes. Koha kur mbillen drithërat dhe të gjitha punët që bëhen për t'i mbjellë këto, të mbjellat. Mbjelljet e hershme (e vona). Mbjelljet e pranverës (e verës, e vjeshtës). Kalendari i mbjelljeve. Përgatitja e tokës para mbjelljeve. Përfunduan mbjelljet.