MBLEDHUR mb. 1. Që i ka ndërtesat pranë e pranë, i përqendruar në një vend; i përmbledhur; kund. i shpërndarë. Qytet (fshat) i mbledhur. 2. Që është përthyer, është palosur ose është mbledhur shuk a si lëmsh; i mbështjellë. Me flokë të mbledhur. Me trup të mbledhur. Me vela të mbledhura. 3. fig. I shtruar, i bindur e i urtë, që nuk bredh rrugëve kot. Njeri i mbledhur.

  • Me mendje të mbledhur
  • a) duke qenë i vendosur për të vepruar ose jo, kur e ke punën të qartë dhe nuk ke ç'pret më a nuk shpreson më për diçka;
  • b) i qetë, pa ndonjë shqetësim.


MBLEDHUR ndajf.

  • Duke tërhequr a duke përthyer gjymtyrët; duke e tkurrur a duke zvogëluar trupin; kund. shtrirë. I mbante këmbët (gjunjët) mbledhur. Rrinte mbledhur.