MBLIDHEM vetv.

  • 1. zakon. Grumbullohemi në një vend; afrohemi e bashkohemi diku; vet. veta III bëhet grumbull, tufë etj. U mblodhën shumë njerëz. U mblodhën te sheshi. U mblodh i gjithë fshati. Fëmijët a mblodhën kokë më kokë. U mblodhën pranë vatrës (rreth nënës, në qoshe). U mblodhën pulat (dhentë). Uji u mblodh nëpër gropa. U mblodh shumë dëborë para shtëpisë. Gjethet e rëna u mblodhën në cep.
  • 2. vet. veta III. Bën mbledhje për të shqyrtuar diçka, për të zgjidhur një çështje etj. (për një organizatë, forum, organ drejtues, njësi prodhimi etj.); zakon. për të gjitha vetat bashkohemi në një vend për një punë a veprimtari; grumbullohemi me rastin e një feste, të një gëzimi etj. U mblodh kongresi (konferenca, plenumi). U mblodh kryesia (drejtoria, brigada). U mblodh organizata (kolektivi). Mblidhemi në klasë (në sallë, në fushë). Mblidhemi një herë në muaj. U mblodhën me rastin e Ditës së Çlirimit (e ditëlindjes).
  • 3. bised. Kthehem në shtëpi (zakonisht në mbrëmje); bashkohem me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe rri me ta. Mezi mblidhet në shtëpi. Fëmijët mblidhen herët dhe bien të flenë. Me kë do të mblidhet kur të ikë i biri?
  • 4. Mbledh gjymtyrët, trupin etj.; edhe fig. zvogëlohem, rrëgjohem, shtrëngohem e strukem (nga të ftohtët, nga sëmundja, nga frika etj.). U mblodh grusht (shuk, lëmsh, kruspull). U mblodh në një qoshe. U mblodh për t'u hedhur. U mblodh e u përmblodh u bë sa një grusht, s'dinte ku të futej, u struk (nga frika etj).
  • 5. vet. veta III. Tkurret, hyn (për një plaçkë kur laget ose kur lahet). Mblidhet doku (basma, këmisha) nga të larët. Mblidhet shumë (pak). Nuk mblidhet fare.
  • 6. Mbështillem me diçka, mbulohem nga të gjitha anët me një rrobë etj. U mblodh me gunë. U mblodh me shall.
  • 7. fig. Bëhem i urtë, shtrohem. Djali (vajza) është mbledhur mjaft. Duke u rritur e duke u mbledhur.
  • 8. fig. (me një trajtë të shkurtër të përemri vetor në r. dhanore). Më përqendrohet në një vend, më bëhet si lëmsh e më shtrëngon; më zë frymën, më mundon. M'u mblodh lëmsh (nyjë) diçka. M'u mblodh (diçka) në grykë (në fyt, në zemër). Iu mblodh inati (zemërimi, mëria, urrejtja).
  • 9. Pës. e MBLEDH.
  • U mblodh (u mbështoll) në guaskën e vet shih te GUASK/Ë,~A. Iu mblodhën këmbët mospërf. vdiq. Iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi dikujt iu afrua vdekja, i erdhi fundi, është afër mbarimit të jetës, po i mbaron koha. Iu mblodh (iu shkurtua) litari (laku)
  • a) e ka punën keq, e ka pisk;
  • b) po i afrohet fundi, po i vjen vdekja. U derdh vaji, s'mblidhet më fj.u. shih te VAJ,~I. M'u mblodh zemra lëmsh (shuk) shih te LËMSH,~I. Iu mblodhën (i erdhën, iu ngritën) zorrët te goja (në grykë, në fyt) shih te ZORR/Ë,~A. S'mblidhen pleshtat në grusht (s'futen pleshtat në thes) fj.u. shih te PLESHT,~I.