MBRESË f.

  • 1. Shenjë që mbetet në lëkurë nga një plagë, nga një gërvishtje etj vrajë. Mbresë plage. Mbresa e lisë. Mbresë thike. Mbresa e sëpatës në dru.
  • 2. Gjurmë që lë diçka në sipërfaqen e një sendi; tragë, shenjë. Mbresa e vulës. Mbresat e këmbëve në borë. Mbresat e gishtërinjve.
  • 3. fig. Gjurmë që na lë në ndërgjegjen tonë diçka që shohim a dëgjojmë, diçka që përjetojmë dhe që zakonisht ruhet për një kohë të gjatë; përshtypje. Mbresë e fortë (e gjallë, e thellë, e paharruar, e pashlyeshme). Mbresë e hidhur. Mbresat e para. Mbresa të çastit. Na la mbresa të thella. Nuk i la asnjë mbresë.