mbretëroj
MBRETËROJ jokal.
- 1. Ushtroj pushtetin monarkik si mbret, si perandor ose si princ; jam mbret, sundoj në një mbretëri (për mbretërit). Mbretëroi për një kohë të shkurtër (të gjatë).
- 2. fig. keq. Sundoj mbi dikë si një mbret, sillem si mbret. Ai nuk qeveriste, por mbretëronte.
- 3. vet. veta III. Zotëron, sundon. Mbretëron heshtja (qetësia). Mbretëron liria (gëzimi, hareja). Mbretëronte shthurja (vuajtja, varfëria, padija).