MBROHEM vetv.

  • 1. Ruhem nga sulmet e armikut, nga ndonjë kërcënim a rrezik tjetër; marr të gjitha masat e nevojshme që të mos më ndodhë ndonjë e keqe, të mos dëmtohem etj. Mbrohemi nga çdo rrezik. Mbrohemi me armë në dorë. Mbrohej nga kundërshtari. Mbrohem nga të ftohtët.
  • 2. usht. Organizoj mbrojtjen dhe luftoj me armë kundër armikut për të kryer një detyrë luftarake; i qëndroj një sulmi a kundërsulmi armik. U mbrojtën me zjarr. Në fillim u mbrojtën, pastaj u hodhën në sulm. Mbroj veten kundër sulmeve, fyerjeve etj. të dikujt, i dal zot vetes. U mbrojt me fakte (mirë). S'ka se si të mbrohet.
  • 3. Pës. e MBROJ. Liria mbrohet me gjak.