MBROJTJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBROJ, MBROHEM. Mbrojtja e Atdheut. Mbrojtja e lirisë (e pavarësisë). Mbrojtja e pronës socialiste. Mbrojtja e nderit (e të drejtave). Mbrojtja e pemëve (e bimëve). Mbrojtja e tokës (e ujërave, e natyrës). Mbrojtja e diplomës. E drejta e mbrojtjes.
  • 2. Mjetet e mënyrat që përdoren për t'u mbrojtur nga dikush a nga diçka; mbështetja e përkrahja që i jepet dikujt për t'u mbrojtur, ndihmë kundër një rreziku etj. Mbrojtja në punë. Njeri pa mbrojtje. Kërkon mbrojtje. Nuk ka mbrojtje.
  • 3. usht. Tërësia e forcave të gjalla, e armëve dhe e mjeteve që përdoren për t'u mbrojtur nga armiku; veprimtaria që kryhet me këto forca e mjete për t'u mbrojtur; fusha e veprimtarisë dhe e organizimit shtetëror, që ka për detyrë të përgatitë njerëzit dhe të sigurojë mjetet për të mbrojtur vendin nga armiku. Mbrojtja popullore (civile). Mbrojtja tokësore (detare, ajrore). Mbrojtja bregdetare (kundërajrore). Mbrojtje e fuqishme (aktive, pasive). Mbrojtje unazore (rrethore). Mbrojtja dhe sulmi. Ministria e Mbrojtjes Popullore. Këshilli i Mbrojtjes. Shtabi i mbrojtjes. Forcimi i mbrojtjes.
  • 4. drejt. Fjala e avokatit mbrojtës para trupit gjykues; pala që mbron një të pandehur në gjyq. Avokati i mbrojtjes. Leximi i mbrojtjes. E mori fjalën mbrojtja.
  • 5. sport. Lojtarët e një skuadre futbolli, basketbolli etj. që kanë për detyrë të zmbrapsin sulmet e kundërshtarit e të ndihmojnë sulmin e skuadrës së vet; organizimi dhe loja e tyre për të mbrojtur portën a fushën e vet. Mbrojte e fortë. Mbrojtja shkodrane (durrsake). Mbrojtjet e të dyja skuadrave luajtën mirë. Forcuam mbrojtjen.
  • 6. shah. Mënyrë e veçantë loje në shah për t'u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarit. Mbrojtja indiane (sllave, holandeze).