mbufatem
MBUFATEM vetv. bised.
- 1. Fryhem në fytyrë a në pjesë të tjera të trupit; ënjtem, buhavitem. U mbufat i tëri (nga sëmundja). Iu mbufatën duart (sytë). Iu mbufat barku. Iu mbufat plaga. Jam mbufatur nga hundët (nga rrufa). Është mbufatur nga gjumi.
- 2. vet. veta III. Vjen, fryhet (për bukën); thith shumë ujë e fryhet, ngopet me ujë e bymehet. U mbufat buka. U mbufat toka nga shiu. Iu mbufatën dërrasat fuçisë, nuk rrjedh më.
- 3. fig. Ngopem me diçka, fryhem. U mbufat me bukë (me rrush, me gjumë). Na mbufati me fjalë (me gënjeshtra).
- 4. vet. veta III fig. Zmadhohet, shtohet së tepërmi, fryhet. Thashethemet u mbufatën shumë. U mbufat ajo histori. Nuk e lanë punën të mbufatet.
- 5. Pës. e MBUFAT.