mburrje
MBURRJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBURR, MBURREM.
- 2. Ndjenja e krenarisë për dikë a për diçka që na nderon; të qenët krenar për dikë a për diçka; krenari. Mburrje e ligjshme. Është mburrja e Kombit (e vendit). Është mburrja e klasës. E kam për mburrje jam krenar.
- 3. keq. Të mbajturit me të madh duke mbivlerësuar veten dhe duke mos përfillur të tjerët. Flet me mburrje.