MBUSHUR mb.

  • 1. Që ka brenda një lëng a një lëndë tjetër aq sa mund të nxërë, që është plot a rrafsh me diçka, që nuk nxë më (për enë ose për diçka tjetër të zbrazët e të thelluar); kund. i zbrazët; i zbrazur. Gotë (shishe) e mbushur. Qyp i mbushur. Thes i mbushur. Me xhepa të mbushur.
  • 2. Që është mbyllur a është zënë me diçka (për të çarat, vrimat etj.). Plasa të mbushura. Dhëmballë e mbushur.
  • 3. gjell. Që është gërryer e pastruar nga brenda dhe i është shtënë në zbrazëtinë e krijuar mish, oriz, erëza etj. Domate të mbushura. Patëllxhanë (speca, kunguj) të mbushur.
  • 4. Që ka brenda barut, predhë a fishekë dhe është gati, për qitje; kund. i zbrazët. Armë (çifte) e mbushur.
  • 5. Që është i ngjallur, i shëndoshë (në trup a në fytyrë); që ka zmadhuar vëllimin e vet, që është bërë i plotë, i fryrë etj. (për pemët etj.). Me fytyrë të mbushur. Me faqe të mbushura. Me trup të mbushur. Kalli i mbushur. I ka fëmijët të mbushur.
  • 6. Që është plotësuar me të gjitha të dhënat e nevojshme sipas kërkesave (për një formular, fletanketë etj.). Kartelë e mbushur.
  • 7. bised. edhe fig. I ngopur.
  • 8. Që është plot me ngjarje të rëndësishme, me veprimtari a me punë të dobishme, i ngarkuar. Ditë e mbushur. Vit i mbushur.
  • Është pushkë e mbushur (e ngrehur) është i gatshëm për luftë, është i përgatitur për luftë.