MBYLLJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBYLL, MBYLLEM. Mbyllja e shisheve. Mbyllja e kufirit. Mbyllja e diskutimeve. Mbyllja e llogarisë (e bilancit). fin. Mbyllja e vitit.
  • 2. Përfundimi i diçkaje; koha kur mbaron diçka; pjesa përmbyllëse, fundi. Në mbyllje të kongresit. Fjala e mbylljes. Lexova vetëm mbylljen (e një romani). I mungon mbyllja.