MBYTËS m.

  • 1. Ai që merret me mbytjen e kafshëve. Mbytës qensh.
  • 2. Ai që pengon zhvillimin e lirë të diçkaje; ai që përpiqet të mbajë të tjerët të shtypur e të nënshtruar duke ua hequr të drejtën e fjalës, të shprehjes së lirë të mendimeve etj. Mbytës i lirisë. Mbytës i kritikës.


MBYTËS mb.

  • 1. Që të zë frymën, që të mbyt. Gaz (lëng) mbytës.
  • 2. Që përdoret për të mbytur një kafshë a kandërr. Enë mbytëse.
  • 3. Që është i ashpër, pa lëng e mezi kapërcehet, që të mbetet në fyt, mbytje (për disa pemë). Dardhë mbytëse. Vadhëza (gorrica) mbytëse. Mos janë mbytëse?
  • 4. fig. Që të zë frymën, që të mbyt. Vapë (zagushi) mbytëse. Afsh mbytës.
  • 5. fig. Që s'të lë të shkosh përpara, që të shtyp; që ngushton ose kufizon lirinë a veprimtarinë e dikujt; që pengon zhvillimin e lirë të diçkaje. Mjedis mbytës. Atmosferë mbytëse. Qëndrim mbytës. Politikë mbytëse.