meazallah
MEAZALLAH ndajf. bised.
- 1. Në asnjë mënyrë, kurrsesi, kurrë, kurrën e kurrës. Bëje, po të them! - Meazallah! A po vini me ne? - Meazallah! A pranon (a dëshiron) të niset? - Meazallah! Meazallah se vjen (se ikën). Meazallah se bindet (se flet).
- 2. si fj. ndërm. Përdoret për të shprehur dyshim, mosbesim a pasigurt ose për të përforcuar një mohim. Po sikur, meazallah, të vritet? Jo, meazallah, si mund ta bëj këtë. Meazallah, nuk tundet nga vendi.