MEDIOKRITET

1. Aftësi e kufizuar e dikujt; pazotësi, të qenët mediokër. Mediokritet mikroborgjez. Shenjë mediokriteti. 2. Vlerë ose cilësi e papërfillshme e dikujt a e diçkaje. 3. Njeri me aftësi të kufizuara, njeri i pazoti, njeri mediokër. Ka talente dhe mediokritete. 4. Vepër e dobët, pa ndonjë vlerë të veçantë, vepër a punë prej mediokrish. Ka pasur shumë mediokritete.

MEDIOKËR 1. Që ka aftësi të kufizuara, që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë; që është i rëndomtë (për njerëzit). Njeri mediokër. Nxënës (student) mediokër. Shkrimtar (poet) mediokër. 2. Që është poshtë mesatares nga cilësia ose i papërfillshëm nga sasia; që s'ka shumë vlerë, që është tepër i rëndomtë; që s'është as i mirë, as i keq (për diçka). Vepër (pjesë) mediokre. Jetë mediokre. 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Punë mediokrish.