MEGJITHËKËTË lidh.

  • Përdoret në krye të një fjalie të bashkërenditur kundërshtore, e cila shpreh një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a me gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër, një veprim që kryhet pavarësisht nga kushtet e shprehura në fjalinë tjetër ose që i shtohet asaj që është thënë në fjalinë e mëparshme; prapëseprapë (zakonisht kur flasim për diçka të afërt a të tanishme). Puna që bën nuk është e lehtë, megjithëkëtë ai e kryen me kënaqësi. Megjithëkëtë, mbetet shumë punë për të bërë. Megjithëkëtë, urdhri do të zbatohet.