megjithatë
MEGJITHATË lidh.
- Përdoret në krye të një fjalie të bashkërenditur kundërshtore, e cila shpreh një veprim a gjendje të kundërt me veprimin a me gjendjen e shprehur në fjalinë tjetër, një veprim që kryhet pavarësisht nga kushtet e shprehura në fjalinë tjetër ose që i shtohet asaj që është thënë në fjalinë e mëparshme; prapëseprapë (zakonisht kur flasim për diçka të largët a të shkuar). Nuk kishin shumë kohë që ishin njohur, megjithatë ishin bërë miq. Tha se s'kishte uri, megjithatë hëngri shumë. Kujtesa i ishte dobësuar, megjithatë nuk i harronte disa ngjarje. Binte shi, megjithatë ai u nis.