mehet
MEHET vetv.
- 1. Pakësohet diçka ca e nga ca derisa të mbetet shumë pak ose të soset krejt; mbaron, shteron. S'i mehej buka (ushqimi). U meh pusi (uji). S'mehet kurrë puna.
- 2. Ulet diçka pak e nga pak, bie derisa të ndërpritet, dobësohet ca e nga ca derisa të zhduket krejt. U meh gazi (zhurma). Nuk u meh gjallëria (vrulli, fuqia, sulmi). U meh puna ra puna. Era zuri të mehej.
- 3. Pës. e MEJ.