MEKEM vetv.

  • 1. Lodhem e këputem sa gati më zihet fryma, mbetem pa frymë; më pritet fuqia sa gati më bie të fikët; qaj ose qesh sa gajasem, këputem; mpakem. U mek së qeshuri (së qari). U mek nga kolla (nga lodhja e tepërt, nga vapa e madhe). U mek nga uria (nga etja). U mek nga gëzimi i madh (nga hidhërimi). U mek fëmija.
  • 2. vet. veta III. Dobësohet a ulet pak e nga pak deri sa të shuhet, të ndërpritet, të mbarojë etj.; shuhet, fiket (edhe fig.) U mek shiu (era). U mek zjarri (flaka). Iu mek fjala në gojë. Iu mek zëri. I meket goja i mbahet goja. Iu mek jeta vdiq.
  • 3. Mbetem si i ngrirë, shtangem. Me ta parë u mek në vend. U mek nga çudia (nga frika).
  • 4. Pengohem në diçka duke ecur; mbetem. U mek te një gur. U mek në një gozhdë. Iu mekën këmbët në hendek.
  • 5. Lagem pak; vet. veta III njomet pak me ujë sa zbutet. Meken rrobat në mbrëmje. U mek pambuku jashtë. Iu mekën faqet me lot.