mekur
MEKUR mb.
- 1. Që është lodhur sa gati i zihet fryma; që i është prerë fuqia sa gati po i bie të fikët; që ka qarë ose ka qeshur sa është gajasur, i këputur; i mpakur. Mbetën të mekur.
- 2. Që është dobësuar aq shumë sa mezi dëgjohet, mezi shihet etj., që po pushon ose po shuhet dalëngadalë (për zërin etj.); shumë i dobët a i zbehtë; që është mekur, i fikët. Zë (tingull) i mekur. Krismë e mekur. Erë e mekur. Zjarr i mekur. Dritë e mekur.
- 3. I dobët, i pafuqi, që po fishket a po thahet (për bimët). Bimë e mekur. Gjethe (lule) e mekur.
- 4. Që i ka humbur dalëngadalë gjallëria, i ngathët e i plogësht; që është gati si i shuar, që s'ka jetë; që po vdes. Me trup të mekur. Me dorë të mekur. Me sy të mekur. Vështrim i mekur. Njeri i mekur.
- 5. I patharë mirë, i mekët.