MEMEC m.

  • 1. Njeri që nuk flet fare, njeri i pagojë. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Hesht si memec.
  • 2. fig. Njeri që mezi përgjigjet kur e pyesin; njeri shumë i heshtur.


MEMEC mb.

  • 1. Që nuk mund të flasë fare, i pagojë. Njeri memec. Grua memece.
  • 2. fig. Që mezi i nxjerr fjalët nga goja, që nuk përgjigjet kur e pyesin; shumë i heshtur. Dëshmitar memec.
  • 3. fig. Që është pa njerëz, i tillë ku nuk dëgjohet zë njeriu ose kafshe, ku s'pipëtin asgjë; i shurdhët (për një vend). Shtëpi (rrugë) memece.
  • Hartë memece gjeogr. hartë pa emra vendesh, që shërben për të ushtruar nxënësit që t'i gjejnë e t'i shënojnë vetë këta emra.