MENDËSI f. libr.

  • Mënyra se si e mendon dhe e kupton dikush botën që e rrethon; tërësia e pikëpamjeve, e zakoneve dhe e shprehive të veçanta të një njeriu, të një grupi shoqëror a të një populli, që pasqyrojnë mënyrën e tij të të menduarit; mentalitet. Mendësi përparimtare. Mendësi e vjetër (e gabuar, e mykur, e ngushtë). Mendësi mikroborgjeze. Mendësi fshatare. Mendësia e pleqve. Mendësia e kohës. Njerëz me mendësi të ndryshme.