MENDJEMADH mb.

  • 1. Që i pëlqen shumë mendja e vet dhe nuk pranon a nuk përfill mendimin e të tjerëve, që kujton se është më i dituri, më i mençuri etj.; që mbahet rëndë e me të madh, që i duket vetja kush e di se ç'është, që shet mend, kryelartë. Artist mendjemadh. Intelektual mendjemadh. Zonjë mendjemadhe. Është pak mendjemadh.
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qëndrim prej mendjemadhi.