MERITË f.

  • Sjellje a vepër e dobishme për shoqërinë, që e bën dikë të denjë për t'u nderuar a për t'u çmuar nga të tjerët; veti a cilësi e çmuar, vlerë. Merita të mëdha. Meritë vetjake (historike). Merita lufte (pune). Dekorohet (shpërblehet) për merita të veçanta. Vlerësohen sipas meritave vlerësohen sipas asaj që ka dhënë secili, vlerësohen sipas punës. Është merita e tij. Ka merita ajo vepër.