metë
METË f.
- 1. Pjesa që i mungon diçkaje për të qenë në sasinë a në cilësinë e duhur, cen; diçka që i mungon një vepre, një pune etj. për të qenë e plotë a e përkryer, mungesë. E metë e madhe (e rëndë). Të meta teknike. Vepër (punë) pa të meta. Burimi i të metave. Kritikon (ndreq) të metat. Nuk i la asnjë të metë.
- 2. Cen në trup ose në mendje, gjymtim trupor a mendor. Të meta trupore (fizike). Me të meta mendore.
- 3. Diçka e keqe që ka njeriu në karakter e në sjellje, ves, huq; dobësi, gabim. Njeri pa të meta. Ka një thes me të meta. I vuri në dukje të metat.
METË mb.
- 1. Që ka diçka mangët, që nuk është i plotë, që i mungon diçka; i cungët. Puna mbeti e metë.
- 2. fig. Që nuk është plotësisht në rregull nga ana mendore, me cen nga mendja; budalla. Njeri i metë. Mos u bëj i metë!
METË ndajf.
- Me mungesa, mangët, jo plotësisht. Ia bëri punën metë. Ia dha paratë metë. E mbushi shishen metë. Ia la përgjigjen metë. Janë dy karrige metë janë dy më pak. Nuk ka gjë metë e bëri mirë ose shumë mirë një punë; ia bëri shumë mirë, ia bëri ashtu si duhet.
- S'i la gjë metë (mangët) dikujt a diçkaje shih te MANGËT. Nuk ta lë metë (mangët) për nesër shih te LË.