metodikë
METODIKË f.
- 1. Tërësi e metodave, e rregullave dhe e mënyrave që përdoren në një fushë të caktuar të veprimtarisë për të studiuar diçka ose për të kryer një punë. Metodikë shkencore.
- 2. Sistem metodash, mënyrash e parimesh shkencore që shërbejnë si bazë për ndërtimin e orës së mësimit ose për organizimin e dhënies së mësimit në shkollë; teoria e dhënies së një lënde mësimore në shkollë. Metodika e gjuhës shqipe. Metodika e leximit letrar. Metodika e aritmetikës (e vizatimit). Metodika e punës politike.
- 3. bised. Libri që përmban këtë sistem metodash, mënyrash e parimesh shkencore dhe që përdoret si tekst mësimor. U botuan të gjitha metodikat.